Integrimi
Jeta e Erisit varet nga solidariteti njerëzor
Familja e Erisit së bashku me të afërmit në Gjermani kanë mundur deri tash të sigurojnë vetëm 32100 euro por u mungojnë edhe më shumë se 230 mijë euro tjera.
Erisi nga Kosova është një vogëlush simpatik dhe shumë i gjallë. Ose mund të thuhet se ishte deri para pak kohe, kur te ai u zbulua sëmundja e tmerrshme e kancerit. Është vetëm 6 vjeç ndërsa metastazat e kancerit po ia shkatërrojnë me shpejtësi nofullën dhe fytin. Ai është i lidhur për gypa dhe tela të ndryshëm të cilët e mbajnë në jetë: vetë nuk mund as të ushqehet e as të flasë.
Të dëshpëruar në kulm, prindërit e tij kanë dëgjuar mjekët të cilët u kanë rekomanduar se e vetmja mundësi shpëtimi për Erisin është dërgimi i tij jashtë vendit në ndonjë klinikë të specializuar. Dhe ata e kanë sjellë në Gjermani, në Munih ku jeton xhaxhai i tij, Sami Musliu. Mjekët në kliniken Schwabing e kanë konstatuar diagnozën e tmerrshme: Burkitt-Lymphom, një tumor malinj që rritet shpejtë dhe që kërkon 12 rrezatime brenda intervaleve prej dhjetë ditësh.. Pasi që për trajtimin e vogëlushit, spitali kërkon një shumë astronomike (rreth 260 mijë euro) Samiu e ka marrë përsipër aksionin për grumbullimin e mjeteve.
Familja e Erisit së bashku me të afërmit në Gjermani kanë mundur deri tash të sigurojnë vetëm 32100 euro por u mungojnë edhe më shumë se 230 mijë euro tjera.
Nëna e Erisit, Luljeta i qëndron të birit gjithë kohën pranë. “Ai gjithnjë më pyet se kur do të shërohet dhe të shkojë për peshkim. Kjo ma këput shpirtin”, thotë ajo për bild.de , transmeton albinfo.che
Shoqata humanitare gjermane “Ein Herz für Kinder” ka shpallur përmes gazetës Bild aksionin për të ndihmuar Erisin e vogël. Ata që duan të ndihmojnë, këtë mund ta bëjnë përmes kontos në vijim:
BILD hilft e.V. – „Ein Herz für Kinder”
Spendenkonto: 067 67 67
Stichwort: ERIS
Deutsche Bank Hamburg
BLZ: 200 700 00
IBAN: DE60 2007 0000 0067 6767 00
BIC: DEUTDEHH
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











