Autotech
Jeni lodhur, ja roboti që mbush veturat elektrike
Sistemi funksionon edhe kur automjeti nuk është parkuar pikërisht në pozicionin e duhur. E rëndësishme është që automjeti të jetë në hapësirën e veprimit të robotit
Është një robot që menaxhon në autonomi të plotë mbushjen me shpejtësi të lartë të automjeteve elektrike.
Kërkuesit e Universitetit të Teknologjisë në Graz të Austrisë kanë krijuar prototipin e parë të sistemit robotik të automatizuar, nëpërmjet të cilit mund të mbushen lloje të ndryshme automjetesh.
Projekti që funksionon me prizat normale për mbushje të kombinuar për makina elektrike CCS (combined charging system) pa nevojën e adaptorëve specifikë, është realizuar nga një grup kërkuesish nën drejtimin e Bernhard Walzel, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm industrialë, ndër të cilët BMW, Magna Steyr Engineering në Graz, specialistët e kompanisë Keba dhe inxhinierët e shoqërisë austriake Övk, transmeton ‘monitor’.
Falë një videokamere të teknologjisë së lartë, e krijuar në bashkëpunim me “Institute of Computer Graphics and Vision” në Universitetin e Graz, roboti njeh prizën e korrentit të automjetit, duke lejuar kështu mbushjen e automatizuar të shumë e-car njëra pas tjetrës. Sistemi funksionon edhe kur automjeti nuk është parkuar pikërisht në pozicionin e duhur. E rëndësishme është që automjeti të jetë në hapësirën e veprimit të robotit, përcjell albinfo.ch.
Prototipi është pjesë e përpjekjeve të kërkimit për ta bërë gjithnjë e më shumë fleksibël, të shpejtë dhe autonom sistemin e rikarikimit të makinave elektrike. Prezantimi i vazhdueshëm i modeleve elektrike nga ana e kompanive më të mëdha të automobilave, nxit parashikimet e një rritje të fortë të tregut. Sipas studiuesve austriakë, kërkesa duhet të arrijë 25 milionë njësi në vitin 2025. Vendimtare në rritjen e kërkesës do të jetë, përveçse rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimeve, edhe fleksibiliteti dhe thjeshtësia e infrastrukturës për mbushjen e makinave.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












