Lajme
Ja sa do ta ketë pensionin Angela Merkel pas largimit nga posti
Pas largimit nga detyra, kancelarja gjermane do të marrë përfitime mujore në formë pensioni prej rreth 15,000 eurosh
Pas 16 vitesh si kancelare e vendit më të fuqishëm evropian, Angela Merkel do të japë dorëheqjen brenda pak javësh.
Pas largimit nga detyra, kancelarja gjermane do të marrë përfitime mujore në formë pensioni prej rreth 15,000 eurosh (përafërsisht 16,000 franga) sipas një llogaritjeje nga Federata Gjermane e Tatimpaguesve, shkruan tages anzeiger.
Pas gati 16 vitesh në krye të qeverisë, 67-vjeçarja ka vendosur të mos të kandidojë më në zgjedhjet parlamentare që mbahen në shtator.
Shuma e përmendur e pensionit të saj rezulton nga përfaqësimi i saj i gjatë në Bundestag dhe nga koha e saj si Ministre Federale dhe Kancelare, njofton organizata në fjalë, transmeton albinfo.ch.
Të drejtat e pensionit rregullohen me ligj. Për përfaqësimin e tyre në Bundestag këto të drejta parashihen në ligjin për deputetët ndërsa për punën në qeverinë federale, në ligjin e ministrave federal.
Sipas paragrafit 20 të Ligjit për deputetüet, për shembull, Merkel do të kishte të drejtën e shumës maksimale prej 65 për qind të asaj që ka fituar për rreth 31 vjet në parlament, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, të drejtat e ndryshme të pensionit (si pjesëtare e parlamentit dhe si ministre dhe kancelare) kompensohen njëra në raport me tjetrën.
Ashtu si të gjithë ish -kancelarët dhe ish -presidentët federalë, edhe politikanja e CDU-së, Angela Merkel pas pensionimit gjithashtu do të ketë të drejtën që të mbajë një zyrë. Po ashtu asaj do t`i takojnë një menaxher zyre, dy referentë, një daktilografist dhe një shofer, të gjithë të financuar nga shteti.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












