Kosova
BE-ja e vlerëson procesin zgjedhor, thotë se në veri nuk u plotësuan standardet
“Procesi zgjedhor kishte ndryshime të konsiderueshme në mes të komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe. Fushata gjithashtu u dëmtua nga kërcënimet brenda komunitetit me shumicë serbe të Kosovës"
Pozitivisht është vlerësuar procesi i zgjedhjeve lokale në Kosovë nga misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian. Ky mision që ka vëzhguar pos zgjedhjeve edhe pjesën e fushatës, ka thënë se zgjedhjet e 22 tetorit kanë qenë më mirë të organizuara dhe më transparente se ato lokalet të 2013-s.
Këto detaje janë dhënë në konferencën për media të këtij misioni, e që janë të gjetura preliminare. Por, shqetësuese mbetet demokratizimi i procesit në komunat me shumicë serbe.
“Procesi zgjedhor kishte ndryshime të konsiderueshme në mes të komunave me shumicë shqiptare dhe atyre me shumicë serbe. Fushata gjithashtu u dëmtua nga kërcënimet brenda komunitetit me shumicë serbe të Kosovës, në veçanti u vunë në shënjestër subjektet politike jashtë Listës serbe, duke u bërë atyre presion që të tërhiqen nga gara”, ka thënë Alojz Peterle, shef i Misionit të Vëzhgimit të BE-së.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










