Integrimi
Ja cilat vende dhe në çfarë përqindje ua njohin azilin shqiptarëve
Një pasqyrë të afërt me realitetin, televizioni gjerman mdr ka bërë një listë që tregon përqindjen e pranimit të azilit të shtetasve të shteteve ballkanike veç e veç në disa nga vendet e BE-së dhe në Zvicër
Në Ballkan, prandaj edhe në Shqipëri dhe në Kosovë, janë përhapur legjenda gjithfarëshe që kanë joshur njerëzit të marrin rrugën e eksodit. Pranimi i menjëhershëm i azilit, banesa dhe puna që të presin në Gjermani e gjetiu, janë pjesë e këtyre legjendave.
Por realiteti për shumicën e madhe të refugjatëve në Gjermani dhe kudo tjetër në perëndim ka qenë zhgënjyes. Pranimi i azilit për ta është në shkallën afër zeros, e ngjashëm është edhe sa i përket punësimit.
Për të krijuar një pasqyrë të afërt me realitetin, televizioni gjerman mdr ka bërë një listë që tregon përqindjen e pranimit të azilit të shtetasve të shteteve ballkanike veç e veç në disa nga vendet e BE-së dhe në Zvicër.
Në Zvicër, sipas deputetit gjerman nga afd, Stephan Möller, i cili u është referuar burimeve zvicerane, azili u është njohur 1.6% të shtetasve kosovarë që kanë bërë kërkesë në këtë vend. Ndërsa asnjë shtetas i Shqipërisë, ose 0.0% nuk e ka fituar azilin në këtë vend, ndërkohë që përqindja e shtetasve serbë është paksa më e lartë, 2.4%. Por SEM nuk i ka dhënë numrat e as periudhën të cilës i referohen këto përqindje.
Nga ana tjetër mdr ka marrë shifrat zyrtare nga vendet e BE-së dhe vendet tjera perëndimore për tremujorin e parë të vitit 2015. Dhe ato duke kështu:
Nga Shqipëria, në gjithë BE-në gjatë periudhës së përmendur kane kërkuar azil 2880 persona. Prej tyre azili u është njohur 305 vetave. Në Gjermani ka pasur 10 njohje nga 625 kërkesa, në Belgjikë 25 njohje nga 150 kërkesa, në Norvegji 0 njohje nga 60 kërkesa dhe në Zvicër 5 njohje nga 15 kërkesa.
Gjendja sa u përket kosovarëve paraqitet kështu: Në gjithë BE-në ata kanë paraqitur 12.780 kërkesa nga të cilat janë njohur gjithsej 175. Më së shumti kërkesa janë bërë në Gjermani, 10.165, nga të cilat vetëm në 15 raste ka pasur njohur azili. Në Belgjikë kosovarët kanë bërë 195 kërkesa që kanë rezultuar me 15 njohje. Në Zvicër kërkesa për azil kanë ushtruar 145 kosovarë, prej të cilave janë pranuar 20 sish.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











