Maqedonia
Ivanov i obliguar të nënshkruajë Ligjin për gjuhët
Ai mendon se pas rivotimit të ligjit me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, siç ka qenë rasti i djeshëm, Ivanov ka obligim ta firmosë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse në të kundërtën kjo do të thotë se ai i shkel dispozitat ligjore
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka obligim ta nënshkruajë dekretin në pajtim me nenin 75 të Kushtetutës së RM-së, u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Ai mendon se pas rivotimit të ligjit me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, siç ka qenë rasti i djeshëm, Ivanov ka obligim ta firmosë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sepse në të kundërtën kjo do të thotë se ai i shkel dispozitat ligjore, përcjell albinfo.ch.
“Për rivotim të ligjit nevojitet shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Në këtë rast, Ligji e kishte shumicën e nevojshme. Në fakt, Ligji edhe paraprakisht e kishte shumicën e nevojshme, sipas dispozitave të Kushtetutës, dhe tani mbetet obligim kushtetues që kjo gjë të realizohet”, deklaroi Xhaferi, raportojnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Ivanov tha se ligji për gjuhët është ligj i padrejtë dhe represiv, i cili do t’i thellojë edhe më shumë tensionet ndëretnike në vend. Ivanov tha se kjo është arsyeja se pse ai nuk do ta firmosë këtë dekret për shpalljen e ligjit i cili u miratua në këtë mënyrë.
Gjykatësi kushtetues, Osman Kadriu, tha se nuk do që të predikojë nëse Ligji për përdorimin e gjuhëve është sipas Kushtetutës, megjithatë tha se Ivanov duhet ta firmosë këtë dokument.
Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, ngjarjet e djeshme e njolluan imazhin e vendit për shkak se pushteti dhe opozita ushtruan dhunë ndaj Kuvendit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









