Tematike
Italianët dhe portugezët sërish në kurbet
Mediet «Le Monde» dhe «24 Heures» shkruajnë se shkaku i krizës ekonomike shtetasit portugezë dhe ata italianë po braktisin vendin e tyre
Mediet «Le Monde» dhe «24 Heures» shkruajnë se shkaku i krizës ekonomike, financiare dhe të papunësisë shtetasit portugezë dhe ata italianë po braktisin vendin e tyre.
Kohët e fundit mediet perëndimore, si dhe ato të Zvicrës, janë duke e vënë theksin në ndikimin e drejtpërdrejtë të krizës ekonomike dhe financiare që e ka kapluar Portugalinë dhe Italinë dhe fenomenit të migrimit të sërishëm të portugezëve dhe italianëve në vendet e tjera perëndimore dhe në Zvicër.
Sipas «24 Heures», për çdo vit mes 50.000-100.000 portugezë e lëshojnë vendin e tyre dhe emigrojnë drejt vendeve të tjera evropjane për të gjetur punë dhe për t’ i përmirësuar kushtet e jetesës. Si pasojë e këtij migrimi të sërishëm numri i portugezëve në Zvicër, krahas gjermanëve dhe kosovarëve, po ashtu është në rritje. Për periudhën maj 2010 – maj 2011, numri i shtetasve portugezë është shtuar në Zvicër për 8467 persona, njofton e përditshmja në fjalë.
Personat që janë intervistuar në këtë shkrim kanë pasur lidhje kurbeti me Zvicën edhe ku njeri prej tyre kthehet sërish në Zvicër, pasi ishte riintegruar në vendlindje, dhe kishte nënivzojnë mungesën e punësimit, por edhe të perspektivave ekonomike dhe sociale në vendin e tyre të prejardhjes.
E përditshmja autoritative «Le Monde» në një shkrim provokues për imigrimin e brendshëm dhe të jashtëm italian, të nëntitulluar «Ritalët i kthehen sërish ekzilit», shkruan se «historia po përsëritet, shenjë kjo e keqe». Në fakt, sipas «Le Monde», mbi 134.000 italjanë të jugut kanë ikur për në veri, dhe 13.000 nga ata e kanë kaluar kufirin.
Arsyet janë thuaja po të njëjtat sikurse për portugezët, mirëpo sa u përket pasojave, ato janë edhe më të veçanta në Itali. Në fakt, duke u zbrazur nga popullate e re, Jugu i Italisë është duke pësuar «një cunami demografik», sepse përqindja e personave të moshuar të mbi 75 vjeçarëve do të dyfishohet, në mos edhe më shumë, thotë «Le Monde».
Sa i përket zhvillimit të Jugut të Italisë, për ta nxënë ritmin e Veriut dhe për të evituar këtë skenar demografik, Italisë do t’i duhen 60 miliardë euro. Për periudhën 2007-2013, Fondi i solidaritetit të Unionit Evropian ka vënë në dispozicion të Italisë shumën e 35 miliardë eurove, mirëpo vetëm 33% e këtyre fondeve janë shfrytëzuar…
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













