Kosova
Italia inkurajon Kosovën të vazhdojë dialogun me Serbinë
Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë ne Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Limaj e ka njoftuar ambasadorin Sardi për takimet e para që delegacioni shtetëror po i zhvillon disa ditë pas votimit në Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch
Ambasadori ka thënë se Kosova ka bërë një hap të madh me votimin e këtij delegacioni dhe se Roma inkurajon Kosovën të vazhdojë dialogun me Serbinë
Sipas tij, ideja e këtyre takimeve është koordinimi i aktiviteteve dhe marrja e gjithë informacioneve dhe dokumentacionit se çka është biseduar deri më tani me Serbinë.
“ Kosova futet në këtë dialog me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare e cila çon në njohje reciproke dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Limaj.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











