Shqipëria
Italia do të mbyllë kufijtë me Shqipërinë

Sipas informacioneve të fundit, thuhet se Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët, të paktën deri në fund të muajit korrik.
Këtë parashikon dekreti i ri dhe pritet të miratohet mbrëmjen e sotme në Parlamentin italian, përcjell albinfo.ch.
Referuar infektimeve të shumta që e kanë përfshirë Ballkanin, Italia pritet të aprovojë masat e reja anti-Covid të vlefshme nga 15 korriku deri më 31 korrik 2020.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka prezantuar dekretin e ri, i cili pritet të aprovohet brenda ditë së sotme në Parlament. Në fjalën e tij në dhomën e deputetëve, Ministri Speranza prezantoi dekretin e ri, i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.
Ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë.
Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar, qoftë edhe tranzit në këto 13 vende:
Armeni, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnjë e Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peu, Republika Domenikane.
Kjo, pasi janë vende që kanë një përqindje te lartë të infektuarish në raport me popullsinë.
Dekret i ri parashikon të jenë të detyrueshme;
- maska në vendet e mbyllura
- protokoll i sigurisë në vendin e punës
- ndalimi i grumbullimeve
- masa penale për këdo që shkel urdhrin e karantinimit
- ndalimi i hyrjes së personave që udhëtojnë pa motive nga vendet jashtë BE-së
- karantinim për ata qe udhëtojnë me motiv nga vendet jashtë BE-së e jashtë zonës Schengen
- shtim kontrolli në aeroporte, porte e kufijtë italiane
- kontrolle e tamponë për emigrantët klandestinë që zbarkojnë në brigjet italiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?