Lajme
Itali: Punëtorët nga Kosova dhe Shqipëria rrahen mes vete
Të shtëna armësh dhe rraheje me shufra hekuri
Mediat italiane shkruajnë se të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mëngjes në qendër të Triestes në Itali, pranë një lokali, përcjell albinfo.ch.
Të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që mësohet se kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje midis grupeve të punëtorëve të huaj, shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria.
Mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.
Pas një grindjeje fillestare, grupet, të përbërë nga njerëz të shumtë, gjithashtu janë përplasur me hekura dhe atëherë dikush nxori armën dhe qëlloi disa herë.
Përleshja ka ndodhur për ndarje territori në fushën e ndërtimit në këtë qytet, raporton media italiane.
Hetimet janë të koordinuara nga prokurorja në detyrë, Chiara De Grassi, ndërsa kanë filluar kërkimet në zonën dhe rreth qytetit, pasi shumë njerëz janë përfshirë në këtë çështje.
Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











