Integrimi
Itali: Mbahet ekskursioni “Gjurmë shqiptare në Gjenovë”

Vullnetarët e shkollës shqipe në Italit “Scanderbeg Parma” dhe Forumi i Grave të Pavaruara gjatë këtij muaji mbajtën eksursionin didaktik “Gjurmë shqiptare në Gjenovë”.
Ky ekskursion, që kishte për qëllim njohjen me rrënjët shqiptare, sivjet u mbajt për herën e pestë me radhë, shkruan albinfo.ch.
Rreth 110 persona, së bashku prindër, fëmijë e mësues, udhëtuan me dy autobusë, e udhëtimin e tyre e përcollën legjendat, tregimet, këngët e vallet.
“Ashtu siç ishte parashikuar, takimin e parë ia dedikuam familjes Djala në shenjë respekti dhe kujtese për tragjedinë e rëndë që ka prekur familjen e tyre në përmbytjet e vitit 2011 në Gjenovë. Aty humbën jetën 7 persona, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët tanë Shpresa Djala 28 vjeçe, me dy vajzat e saj të vogla Gioia 8 vjeçe dhe Janisa 1 vjeçe. Për të gjithë ne qe një moment ngushëllimi dhe qëndrimi pranë familjes shqiptare, dhimbjes dhe kujtimit të familjarëve të tyre. I paevitueshëm, mallëngjimi dhe pak lot nga të pranishmit. U ndiem shumë të respektuar nga prania e të gjithë familjes Djala, gjyshja lezhjane me veshjen e saj karakteristike dhe me krahët hapur priti femijët e komunitetit shqiptar të Parmës e të gjithë të rreshtuar sikur të ishim atje në vendin tonë në traditën tonë, u krijua një rresht i gjatë njerëzish në qendrën e qytetit, aty ku tashmë përkujtohen të humburit në këtë tragjedi”, kanë njoftuar nga shkolla.
Tutje, ata kanë vizituar muzeun Galata, për të vazhduar në sheshin Duarzzo, emri i së cilit lidhet me mbiemrin e një prej familjeve shqiptare të shquara në Gjenovë. Po ashtu, për tri orë me radhë, fëmijët vizituan faunën Acquario di Genova”
“Në fund të udhëtimit bëmë një shëtitje në bregun e detit të Gjenovës si kujtim i paharruar duke fiksuar edhe një fotografi me flamurin tonë kombëtar kuq e zi dhe atë të Kosovës. Kthimi ishte po aq i këndshëm sa ikja me muzikë, argëtime, poezi dhe legjendat e poetes dhe mikeshës sonë, Lume Plaku”, thuhet tutje në njoftimin e shkollës.
E-Diaspora
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm Raportohet se 31 vjeçari shqiptar S.Sh, pjesëtar i grupit “Hellbanianz” është dënuar me burgim të përjetshëm...
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor