Bota
Itali: Furgoni përplas një të ri shqiptar, pas 2 ditësh kishte ditëlindjen
Emri i shqiptarit nuk bëhet me dije.
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur me një djalë të ri me origjinë shqiptare, sot në kryqëzimin e Via Raffaello dhe Via Bramante në Valverde di Cesenatico, shkruajnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Këtë mëngjes (e hënë, 19 gusht) në orën 9.40 një djalë shqiptar, i cili jetonte në Cesenatico, vetëm 19 vjeç, u godit nga një furgon, ndërsa ishte duke hipur në motorin e tij e po shkonte për në punë.
Djali, i cili jetonte në Via Leon Battista Alberti disa metra larg vendit të aksidentit, sipas mediave italiane, do të mbushte 20 vjeç brenda dy ditësh. Dinamika e aksidentit është duke u hetuar nga agjentët, por duket se të dy automjetet ishin në drejtim të kundërt.
Pas përplasjes, 19-vjeçari goditi xhamin e furgonit, të cilin e theu dhe më pas trupi i tij u gjet disa metra larg. Shoferi i furgonit iu nënshtrua testeve të alkoolit, por rezlutoi krejtësisht “i pastër”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














