Kosova
Ismaili: Rritja e pagave ndalon migrimin e mjekëve
Ligji për paga tashmë ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Kundër këtij vendimi kanë dalë sindikatat e punëtorëve shëndetësorë, policisë dhe mësimdhënësve.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, thotë por Ekonomia Online se i gjithë personeli shëndetësor pret që në fund të dhjetorit të marrin pagat me rritje, përcjell albinfo.ch.
Ai thotë se vendimi i Avokatit të Popullit për dërgimin e këtij ligji në Kushtetuese ka zhgënjyer punëtorët shëndetësorë, të cilët edhe ashtu po ikin nga vendi.
Sipas tij, rritja e pagave do të ndikonte në ndaljen e migrimit të mjekëve dhe infermierëve.
“Gjithë personeli shëndetësor, por edhe unë kemi pritur që dhjetori të jetë një lajm të mirë i pritur me shumë vjet. Punëtorët shëndetësorë janë ata që së bashku me ne janë duke e këndellur gjithë sektorin e shëndetësisë dhe është e domosdoshme që pagat t’i kenë me rritje. Kështu do të ndalen migrimet e tyre në shtetet e huaja si dhe pacientët të mos kërkojnë shërbime në klinika private, ku janë më të shtrenjta. Është një zhgënjim që po zvarritet”, thotë ai.
Ismaili nuk paragjykon se cili mund të jetë vendimi i Kushtetuese, por kërkon që një vendim duhet të merret sa më shpejt dhe të fillon implementimi i këtij ligji, pasi që edhe buxheti ekziston.
“Disa parti politike nuk e kanë mbështetur, kanë këqyr ta ndalin. Por buxheti ekziston ligji është në fuqi. Të merret sa më shpejt një vendim. Kam nevojë për informata shtesë, Kjo është dashur të ndodhë më herët dhe jo në momentin e fundit para se të hyjë në fuqi. Këtë pyetje do të bëjë edhe ndaj Avokatit të Popullit dhe instancave tjera. Pse nuk është dërguar më herët që t’i lejojë Gjykatës Kushtetuese të kryejë punën e saj. Kjo lë një shije të keqe te të gjithë punëtorët shëndetësorë”, u shpreh Ismaili.
Mbi 60 mijë punëtorë që marrin paga nga buxheti i shtetit kanë paralajmëruar greva nëse Ligji për paga nuk implementohet.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median













