CH-Ballkani
Ismail Kadare dekorohet ‘Kalorës i Legjionit të Nderit’ në Francë
Mes emrave të përzgjedhura, Ismail Kadaresë i jepet ky urdhër, që është ndër më të rëndësishmit në vlerësimin që Franca i bën personaliteteve në fusha të ndryshme. Këtë vit, në gjininë e letrave, i takoi shkrimtarit shqiptar dhe francezit Michel Tournier.
Për 2016, urdhrin me gradën më të lartë, “Koalorës i Legjionit të Nderit”, iu akordua viktimave dhe heronjve të sulmeve terroriste ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në janar të 2015.
Lista e emrave është publikuar në faqen zyrtare të “Urdhrit Kombëtar Francez” dhe është pasqyruar në mediat franceze si në çdo ditë të parë të vitit të ri.
“Komandant i legjionit të nderit” krijuar nga Napoleon Bonoparti në vitin 1802 përbehet nga pesë kategori ku më e larta është “Kalores”. Sot numëron 93 mijë anëtarë, dhe motoja e tyre është “Nder dhe Atdhe”.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.
Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kështjella, Kronikë në gur, Dimri i madh, Ura me tri harqe, Prilli i thyer, Dosja H, Piramida, Pallati i ëndrrave, Darka e gabuar.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












