Kosova
Ish-prokurori Agron Matjani gjendet i vdekur në banesën e tij
Ish-prokurori Agron Matjani është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Familjarët e viktimës kanë raportuar se i njëjti është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Emergjencës që ka dalë në vendin e ngjarjes”, përcjell albinfo.ch
Osmanollaj ka thënë se ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, derisa ka shtuar se njësitet relevante të policisë, Forenzika dhe prokurori janë duke u marrë me rastin.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Për ish-prokurorin Agron Matjani ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Sipas Prokurorisë, i njëjti në cilësinë e personit zyrtar – Prokuror i Shtetit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Gjakovë – me dashje e kishte keqpërdorur pozitën dhe detyrat e prokurorit.
Ai dyshohej se e kishte keqpërdorur pozitën në atë mënyrë që me rastin e ngritjes së aktakuzës, në disa raste penale, në mënyrë drastike e kishte zbutur kualifikimin penal të veprës, në kundërshtim me ligjin, ashtu që për kryesit e veprave kishte siguruar dënime shumëfish më të lehta se sa e parasheh ligji për veprat penale të cilat i kanë kryer.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











