Kosova
Haradinaj pushimet me familje në Zvicër i prezantoi si vizitë zyrtare
Ramush Haradinaj është shërbyer me një darkë që dy mërgimtarë ia kishin shtruar, për ta prezantuar si vizitë zyrtare qëndrimin njëjavor në Zvicër, ku kishte udhëtuar me familje e miq për t’i kaluar pushimet dimërore. Në Aeroportin e Cyrihut i ishte ofruar shërbimi VIP, vlera e të cilit për një person ishte 750 franga.
Vizita ka ndodhur në janarin e sivjetmë, sa ishte kryeministër në detyrë.
“Koha Ditore” ka siguruar të hënën korrespodencat që Gani Demaj, shef i kabinetit dhe këshilltar politik i Haradinajt sa ishte kryeministër, kishte realizuar me Ambasadën e Kosovës në Bernë për llogari të përgatitjes së vizitës, raporton KOHA.
Në letrën e parë adresuar Ambasadës, Demaj saktëson se vizita nuk ishte zyrtare.
“Të shtunën, më 11 janar 2020, kryeministri në detyrë, SHT z. Ramush Haradinaj, do të arrijë në Zvicër për vizitë private – pushime”, thuhet në e-mailin e parë, përmbajtjen e të cilit e ka siguruar gazeta. “Kryeministri Haradinaj arrin nga Prishtina në Aeroportin e Cyrihut në orën 16:35 dhe do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja, znj. Anita Haradinaj, vajza H. H., djali T. H., dhe vëllai i Anitës, L. M. Kryeministri Haradinaj kthehet në Prishtinë më datë 17 janar 2020 përmes aeroportit të Cyrihut, nisja nga Cyrihu në orën 13:20”.
Krahas këtyre të dhënave, në këtë komunikim ishte lutur Ambasada që Haradinajt t’i organizohej pritja në Aeroport dhe që të njoftoheshin autoritetet përkatëse zvicerane për qëndrimin e kryeministrit dhe familjarëve të tij në territorin e këtij shteti. Aty ishte thënë se nuk kishte kërkesë për organizim transporti.
Në një e-mail pasues është theksuar se në delegacion do të jetë edhe z. Pal Lekaj, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












