Lajme
Ish-kancelari Schröder largohet nga bordi i drejtorëve të kompanisë ruse të naftës
Detajet apo arsyet e dorëheqjes nuk janë dhënë. 78-vjeçari Schröder, një mik i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin, kohët e fundit ka qenë nën presion të madh
Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder dëshiron të largohet nga bordi i drejtorëve të kompanisë ruse të naftës Rosneft, trans,eton albinfo.ch. Siç njofton grupi Rosneft, Schröder kishte informuar bordin mbikëqyrës se ishte e pamundur që ai të zgjaste mandatin e tij si kryetar.
Detajet apo arsyet e dorëheqjes nuk janë dhënë. 78-vjeçari Schröder, një mik i vjetër i presidentit rus Vladimir Putin, kohët e fundit ka qenë nën presion të madh, shkruan srf.ch. Në dritën e luftës në Ukrainë, në Gjermani u ngritën kërkesa që Schröder të mos vepronte më si lobist për kompaninë e naftës dhe gazit nga Rusia.
Ish politikani i SPD-së mban edhe poste drejtuese në projektet e gazsjellësit Nord Stream dhe Nord Stream 2. Të dy tubacionet e gazit natyror lidhin Rusinë dhe Gjermaninë përmes Detit Baltik.
Gerhard Schröder tani po shqyrton ligjërisht vendimin e komisionit të buxhetit të Bundestagut gjerman për heqjen e privilegjeve të ish-kancelarit, transmeton albinfo.ch. Vitin e kaluar, nga arka e shtetit kanë rrjedhur mbi 400 mijë euro për shpenzimet e personelit në zyrën e ish kancelarit Schroder.
Sipas vendimit, ish-kancelarit i takon ende e drejta për pension dhe mbrojtje personale. Vetë Schröder nuk ka komentuar lidhur me këtë temë.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










