Integrimi
Intrigat familjare dhe “mbrojtja e nderit” mund t`u kushtojnë 3 shqiptarëve të rinj me burg të përjetshëm!
Ngjarja ndërlikohet kur i shtohet pandehma se njëri nga tre sulmuesit, Iliri, ishte në fakt dashnori i nënës së Shkurtes së re. Dhe, për ta pasur afër, ajo ka dashur ta lidhte të bijën me të dashurin e vet. t`i martonte ata!
Një rast i ndërlikuar dhe i çuditshëm gjyqësor është duke u zhvilluar në një gjykatë të Berlinit. Një sulm brutal me thika dhe me shkopinj metalikë, i bërë mbi Liridonin 26 vjeçar për pak nuk ka përfunduar me vdekje të tij.
Sipas dëshmive të personave që përgjigjen para trupit gjykues, të tre shqiptarë, ata e kishin sulmuar këtë person për shkak se ai i kishte “prekur në nder”, pasi që e kishin kapur në banesën e motrës së njërit prej tyre, Shkurtës së bukur 20 vjeçare.
Por, siç shkruan më tutje bz.de, ngjarja bëhet shumë më komplekse dhe e paqartë kur gjithë kësaj i shtohet pandehma se njëri nga tre sulmuesit, Iliri, ishte në fakt dashnori i nënës së Shkurtes, transmeton albinfo.ch. Dhe, për ta pasur afër, ajo ka dashur ta lidhte të bijën me të dashurin e vet formalisht, gjegjësisht t`i martonte ata!
Por, e bija as që donte të dinte për këtë martesë. Shkurtja e dashuronte një “kushëri” të familjes, (siç e përshkruan gazeta). Nga ana tjetër, vëllai i vajzës së re së bashku me dy shqiptarë tjerë (Besforti dhe Besniku, ky i fundit nga Maqedonia) nuk duan të lejojnë “t`u shkojë fytyra” dhe e bëjnë sulmin kundër kushëririt. Për më tepër, vëllai i saj, Besforti, ia kishte premtuar motrën e tij Ilirit.
Sidoqoftë, diçka do të ketë shkuar keq në intrigën e thurur nga nëna dhe ngjarja kishte marrë përfundimin tragjik, për të cilin, para trupit gjykues po përgjigjen tre persona. Nisur nga pesha e rëndë e krimit, ata mund të marrin dënime të rënda deri edhe dënim me burg të përjetshëm. Ata akuzohen se kanë vepruar në formë grupore duke provuar ta vrasin në mënyrë mizore një person për motive të dobëta.
Procesi vazhdon më 14 shkurt.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













