Shkurt.ch
Interesim i jashtëzakonshëm për gjykimin e “vrasësit të xhamisë”
Prokurori ka kërkuar dënim me burg 20 vjet për shqiptarin që kishte vrarë nga afërsia bashkëkombësin e tij në xhami, derisa ai po kryente ceremoninë fetare
Një interesim i jashtëzakonshëm medial po përcjell procesin gjyqësor në St. Gallen ndaj shqiptarit të Luginës së Preshevës për vrasjen e kryer në gusht të vitit 2014 në një xhami të lokalitetit Winkel të St. Gallenit.
Disa ekipe të gazetave, portaleve dhe televizioneve janë stacionuar para ndërtesës së gjykatës. Disa nga portalet madje po e bëjnë edhe transmetimin me “liveticker”, nga minuta në miniutë, të procesit!
Akti i vrasjes në një objekt kulti kishte bërë bujë të madhe në opinionin e këtushëm ndërsa jehona kaq e madhe që i bëhet procesit gjyqësor duhet të kuptohet e lidhur me këtë specifikë të vrasjes, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, për shkakt të interesimit të madh medial, gjykimi është vendosur të zhvillohet në një sallë më të madhe, në atë të Gjykatës Kantonale, me gjithë faktin se procesi gjyqësor i takon Gjykatës së Qarkut.
Po kështu për këtë proces janë marrë masa të jashtëzakonshme sigurie. Salla është kontrolluar dy herë me qenë policorë ndërsa gdyert e sallës së gjykimit po mbahen mbyllur. Brenda saj janë mbushur përplot të gjitha vendet. Përveç mediave aty ka edhe familjarë të viktimës dhe të interesuar të shumtë të tjerë,
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, prokurori ka kërkuar dënim me burg 20 vjet për shqiptarin që kishte vrarë nga afërsia bashkëkombësin e tij në xhami, derisa ai po kryente ceremoninë fetare.
Vrasje ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj viktimës, i cili në vitin 1997 kishte vrarë vëllain e të parit dhe e kishte plagosur edhe atë. Pasi që gjykata kishte konstatuar se vrasja e para 19 viteve kishte ndodhur në vetëmbrojtje, dorasi kishte mbajtur vetëm pak burg, transmeton albinfo.ch. Kjo sipas palës së dëmtuar të asokohshme ishte e padrejtë dhe për këtë arsye i akuzuari i tashëm kishte vendosur që të ndante “drejtësinë” vetë.
Në pledoajenë e tij, Nehat I., i cili ka pranuar se e ka bërë vrasjen, ka deklaruar se fillimisht kishte dashur të bisedonte me viktimën. Si motiv kryesor për vrasje sipas tij ka qenë fakti se vrasësi i atëhershëm dhe viktima e tashme kurrë nuk kishte kërkuar Besë nga familja e tij dhe se ishte sjellë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo e ka prekur atë dhe ka sjellë te vrasja..
Procesi gjyqësor vazhdon pasditen e sotme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












