Shkurt.ch
«Iniciativa…» nuk i prek azilkërkuesit e inkriminuar
Për dëbimin e azilkërkuesve që kanë bërë ndonjë delikt mundësia ligjore ekziston që tash, ka thënë Eduard Gnesa
Ambasadori i posaçëm për migracion dhe eksperti i kësaj fushe, Eduard Gesa thekson se edhe në rast se «Iniciativa për zbatim» do të votohet, ajo nuk ka çfarë t`u bëjë azilkërkuesve të inkriminuar. Për dëbimin e azilkërkuesve që kanë bërë ndonjë delikt mundësia ligjore ekziston që tash, ka thënë Gnesa në një intervistë dhënë gazetës në gjuhën frënge «Le Temps».
Por, Gnesa druan se për deliktet e imta, në rast votimit të iniciativës do të ketë më tepër ngarkesë administative, procedurale, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ai thotë se vendet në të cilat duhen dëbuar personat konkretë nuk do të ndjehen përgjegjëse për pranimin e tyre. Kjo aq më tepër për rastet e secondove të cilët kurrë më parë nuk kanë jetuar në vendet përkatëse.
Vitin e kaluar, autoritetet kishin humbur çdo gjurmë të 3000 azilkërkuesve të cilët duhej të riatdhesoheshin në vendet e prejardhjes. Një numër prej tyre mbase qëndrojnë ilegalisht në Zvicër dhe disa të tjerë në shtetet e Bashkimit Evropian ose edhe në vendet e prejardhjes.
Gnesa e ka mbrojtur ligjin ekzistues (të ri) të azilit. Ai ka mundësuar që gjendja të jetë më e kontrollueshme duke qenë se azilkërkuesit mbahen nga fillimi në një kamp qendror dhe njihen që në fillim me mundësitë e tre për azil.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











