Shëndetësi
Iniciativa, një muaj pa alkool
Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Ghent, zbuloi se ata që merrnin pjesë në fushatën e shkurtit të kaluar konsumonin më pak alkool se sa muajt e tjerë të vitit
Në Belgjikë është nisur një fushatë që u kërkon qytetarëve të heqin dorë nga alkooli në muajin shkurt.
Një iniciativë e quajtur “Tournée Minérale”, e sponsorizuar nga Fondi i Kancerit dhe Qendra Profesionale WAD për alkool dhe drogë, gjithashtu ka mbështetur disa restorante që ofrojnë kokteje pa alkool.
Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Ghent, zbuloi se ata që merrnin pjesë në fushatën e shkurtit të kaluar konsumonin më pak alkool se sa muajt e tjerë të vitit, përcjell albinfo.ch.
Rreth 120,000 njerëz kanë aplikuar për pjesëmarrje në fushatë. Pjesëmarrësit thanë se “pa dyshim pinë më pak” pasi braktisnin alkoolin çdo muaj.
Siç thuhet në rezultatet e hulumtimit, njerëzit që pinë dhe konsumonin 10 ose më shumë pije alkoolike në baza ditore thanë se pinë më pak pas fushatës, pas së cilës numri i pijeve u zvogëlua në tetë javë.
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










