Integrimi
Informim për pasaportën zvicerane nga aktivistë shqiptarë të SP-së
Ata janë: Kadire Idrizi, Reis Luzhnica, Sefedin Tairi dhe Islam Alijaj, kandidatë për zgjehdjet komunale të Cyrihut dhe Florim Kadriu, aktivist i njohur nga Baden (AG)
Për shumë njerëz me shtetësi të huaj “treni i fundit” për të marrë pjesë në politikën zvicerane kalon në fund të vitit 2017, pasi që nga 1 janari 2018 ashpërsohet ligji për natyralizim. Në mënyrë që sa më shumë të huaj të përfitojnë nga mundësia ligjore, Partia Socialdemokrate e Cyrihut (SP) organizon më 26 gusht një mbrëmje informative, shkruan Islam Alijaj, transmeton albinfo.ch. Me atë rast të pranishmit do të njoftohen lidhur me ndryshimet e pritshme të procedurës së natyralizimit dhe lidhur me mundësitë që të huajt kanë për tu angazhuar në politikën zvicerane.
Siç thuhet në një ftesë publike për pjesëmarrje, të dërguar nga SP Zürich 3 dhe 9 si dhe SP Migrantët, Zürich, mbrëmja informative mbahet me fillim në orën 19.30 dhe përfundim në orën 21 e 30, në sekretariaton e SP-së, Cyrih (Gartenhofstrasse 15, 8004 Zürich).
Me këtë rast do të ketë edhe një debat me katër kandidatët shqiptarozviceranë për zgjedhjet komunale të Cyrihut. Ata janë: Kadire Idrizi, Reis Luzhnica, Sefedin Tairi dhe Islam Alijaj, transmeton albinfo.ch. Të përmendurit do t`u përgjigjen pyetjeve lidhur me natyralizimin dhe pjesëmarrjen e migrantëve në jetën politike në Zvicër.
Si mysafir special në këtë mbrëmje është ftuar politikani i njohur i SP-së nga Badeni (Aargau) Florim Kadriu, i cili do të flasë lidhur me aktivitetet e SP migrantët. Kadriu po ashtu do të rrëfejë “nga dora e parë” rreth rastit të turkes së re Funda Yilmaz, pasi që ai e ka përcjellë nga afër atë në cilësinë e këshilltarit për natyralizim në SP dhe në fushatën e natyralizimit në kuadrin e sindikatës UNIA, thuhet në tekstin e ftesës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Gusht 2017
- Ora19:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit9 Gusht 2017 - 17:00
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












