Kosova
Infektologu Dedushaj: Mund të shtohet numri i të vdekurve në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e Covid 19, duke bërë që të arrijë në tre numri i të vdekurve në Kosovë.
Infektologu kosovar, Isuf Dedushaj, ka thënë që shpreh keqardhje për familjarët që kanë humbur të afërmit nga koronavirusi.
Dedushaj në një prononcim për media kosovare ka paralajmëruar se pritet të ketë akoma të vdekur si pasojë e pandemisë në Kosovë.
“Shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e mia familjarëve që i kanë humbur të afërmit. Pritet të ketë akoma të vdekur. Ka shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë sidomos te personat e moshuar. Në Itali edhe në vendet e tjera kanë vdekur njerëz të moshës më të re, por që kanë pasur edhe ndonjë sëmundje tjetër”.
“Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë është marrë qëndrim të mbyllen shkollat. 50 % e popullsisë janë në izolim. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ikin ceremonive fetare”.
Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse.
“Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, të cilët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i kanë zbatuar me përpikëri masat e marra nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












