Lajme
Infektohet një prostitutë, futen në karantinë 50 të tjera dhe dy policë
Policët u detyruan të vendoseshin në mes të grave të zemëruara për t`i ndarë. Me atë rast, u kanë rrëshqitur maskat mbrojtëse të fytyrës...
Një prostitutë në lagjen e njohur “të dritave të kuqe”, në Langstrasse të Cyrihut ka rezultuar pozitive në testin e bërë për koronavoirus. Si rezultat, 50 gra që jetojnë me të në një shtëpi në Langstrasse është dashur të vendosen në karantinë, shkruan srf.ch.
Gruaja ishte testuar pozitive qysh të premten, transmetonm albinfo.ch. Por për shkak se ajo nuk mundi të arrihej nga ekipi kantonal i gjurmimit të kontaktit, rezultati pozitiv i është sjellë asaj vetëm të dielën, nga dy oficerë të policisë së qytetit.
Si reagim nga ky lajm i keq, është shkaktuar një trazirë midis 50 apo më shumë grave që jetojnë në të njëjtën shtëpi me të infektuarën, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, ato jetojnë “në një hapësirë shumë të vogël”.
Kur policët u detyruan të vendoseshin në mes të grave të zemëruara dhe asaj të infektuar, për t`i ndarë, ata janë ngacmuar edhe vetë fizikisht. Me atë rast, u kanë rrëshqitur maskat mbrojtëse të fytyrës. Kjo ka bërë që dy oficerët e policisë të vendosen në karantinë menjëherë pas aksionit të ndërhyrjes.
Policia nuk ka qenë në gjendje të thoshte nëse të 50 gratë në shtëpinë në fjalë janë prostituta ose jo. Por, shtëpia ndodhet, qartë, në lagjen e “dritave të kuqe”.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












