Lajme
Urdorf (ZH): Infektohen 16 azilkërkues dhe 2 përgjegjës të qendrës së azilit
Bëhet fjalë për një objekt nëntokësor të mbrojtjes civile, në të cilin, për shkak të hapësirës së ngushtë, është e pamundur të mbahet distanca
16 azilkërkues me status të refuzuar, të cilët mbahen në Qendrën e Kthimit të Urdorf (kantoni i Cyrihut) kanë rezultuar pozitivë pas testit të bërë për koronavirus të enjten, shkruan srf.ch. Veç tyre, të infektuar rezultojnë edhe dy punonjës, kujdestarë të qendrës.
Zyra e mirëqenies sociale ka zhvendosur të gjithë azilkërkuesit e rezultuar pozitivë në ish-qendrën e kujdesit Erlenhof, njofton departamenti i sigurisë kantonale.
Për të gjithë azilkërkuesit e tjerë, banorë të kësaj qendre, është urdhëruar karantina, transmeton albinfo.ch. Ata janë vendosur në një zonë të veçantë të qendrfës së kujdesit, Erlenhof.
Gjithsej 36 persona kanë qenë duke banuar në qendrën e kthimit në Urdorf. Mbrojtja civile dhe policia e kantonit kanë ofruar mbështetjen e tyre me këtë rast.
Testi i koronavirusit ka rezultuar gjithashtu pozitiv edhe për dy mbikëqyrës, të punësuar në këtë qendër. Ata janë karantinuar në shtëpitë e tyre.
Lidhur me qendrën e përmendur në Urdorf, mediat kanë shpërndarë një video ku pasqyrohen kushtet e rënda në të cilat jetojnë azilkërkuesit aty, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për një objekt nëntokësor të mbrojtjes civile, në të cilin, për shkak të hapësirës së ngushtë, sipas videos që po qarkullon, është e pamundur të mbahet distanca. Si ilustrim: banorët e kësaj qendre pa dritë natyrore, flejnë në shtretër trekatësh.
Në këto kushte, sipas një mjeku përgjegjës, të cituar nga mediat zvicerane, “ishte vetëm çështje kohe kur do të shpërthente Covid-19”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











