Integrimi
Indiani kafshon kosovarin, 8 muaj burg me kusht
personi në fjalë e ka goditur kosovarin me një enë metalike. Kur viktima kishte provuar të mbrohej, Gurminder J. e kishte kafshuar atë në krah.
Një azilkërkues, shtetas i Indisë e ka goditur dhe kafshuar më 25 prill një azilkërkues kosovar, pa qenë i provokuar nga ai, duke i shkaktuar plagë në krah. Të hënën në Gjykatën indianit “kafshues” i është shqiptuar dënimi prej tetë muajsh burg me kusht.
Kafshimi është cilësuar si veprim që fare pak i duhet që të kategorizohet si lëndim i rëndë.
Kërkesa e mbrojtjes së tij se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, shkruan lvz.de. Kjo për faktin se indiani me emrin Gurminder J. ishte i njohur për konsumim të vazhdueshëm të alkoolit dhe për probleme të shpeshta që shkaktonte. Ai jeton në Gjermani prej 12 vitesh dhe në vazhdimësi ka pasur probleme me ligjin, për çfarë ka marrë herë pas here edhe dënime.
Edhe punëtorja e kampit të azilit që e ka parë zhvillimin e ngjarjes pohon se indiani ishte tip problematik dhe se ishte ai që e ka provokuar konfliktin, edhe në këtë rast, transmeton albinfo.ch. Fillimisht personi në fjalë e ka goditur kosovarin me një enë metalike për vlimin e ujit. Goditja kishte qenë shumë e fortë. Kur viktima kishte provuar të mbrohej, Gurminder J. e kishte kafshuar atë në krah. Për më tepër, pasi që i ishte shqiptuar masa e ndalesës për të hyrë në kamp, ai e kishte fyer udhëheqësin e kampit.
Ndërsa kosovari 45 vjeçar në dëshminë e tij ka pohuar se indiani e kishte kafshuar aq rëndë sa që nuk kishte pushuar kafshimin deri sa “ishte lodhur” dhe nuk kishte mundur më! Ai ka dëshmuar po ashtu se indiani e ka kërcënuar shumë herë atë dhe familjen, ndërsa në ditën kritike ai i kishte shkuar kosovarit te dera dhe sapo ky e kishte hapur derën indiani e kishte goditur menjëherë me enën metalike duke përdorur md këtë rast forcë të madhe.
Dënimi i Gurminder J. është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












