Kosova
Ikjet e kosovarëve mbahen të fshehta, vendi po zbrazet
Sipas Zyrës së Statistikave Evropiane (EUROSTAT), që nga viti 2008 e deri në vitin 2018 rreth 203 mijë e 330 qytetarë kanë ikur nga Kosova

Edhe gjatë këtij viti vlerësohet se qytetarë të shumtë kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Derisa numri i atyre që po ikin jashtë vendit vlerësohet të jetë i madh, në Kosovë nuk ka ndonjë statistikë të saktë për këtë numër.
Kosova po vazhdon të zbrazet edhe më tej nga qytetarët e saj, të cilët po kërkojnë një jetë më të mirë në shtetet e Bashkimit Evropian.
Derisa viteve të kaluara ka pasur ikje masive nga vendi, vlerësohet se trendi i ikjeve është i njëjtë edhe gjatë këtij viti, por që tashmë këto ikje po mbahen të fshehta, shkruan ‘Zëri’.
Sipas Zyrës së Statistikave Evropiane (EUROSTAT), që nga viti 2008 e deri në vitin 2018 rreth 203 mijë e 330 qytetarë kanë ikur nga Kosova dhe shumë prej tyre kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian.
Ia vlen të ceket se këtyre të dhënave nuk u është shtuar numri i qytetarëve të Kosovës që kanë migruar në BE përmes rrugëve tjera ligjore përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë