Kosova
IKD-ja kërkon proces të Vettingut në sistemin e drejtësisë
Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar edhe një herë nisjen e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë dhe shkarkimin e Kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
“IKD-ja insiston që sistemi i drejtësisë të përfshihet në një Vetting të thellë, duke filluar prej Policisë, Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Këtij procesi duhet t’i paraprijnë ndryshimet kushtetuese dhe më pas Ligji i Vettingut, për të cilat nevojitet vullnet politik në Kuvendin e Kosovës. Sidoqoftë, tash për tash është e domosdoshme që sistemi prokurorial të këndellet në hapat e tij, duke shkarkuar fillimisht Kryeprokurorin e politizuar, Aleksandër Lumezi, për të kaluar më pas në një tranzicion, i cili do të përgatiste procesin e Vettingut”, thuhet në komunikatën e këtij Instituti, përcjell albinfo.ch.
Aty thuhet se rasti i dorëheqjes së prokurorit special, Elez Blakaj dhe letra e tij publike, dëshmojnë mungesën e sigurisë juridike dhe fizike për prokurorët dhe gjykatësit, si dhe dukurinë e përballjes me presione, shantazhe dhe kërcënime të ndryshme në kryerjen e detyrave në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale.
Sipas IKD-së, reagimet publike, pas dorëheqjes së Blakajt, nga Kryeprokurori Lumezi, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Shoqata e Prokurorëve, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Veseli dhe presidenti Thaçi dhe deputetë e qeveritarë të tjerë, dëshmuan kërcënimet që kishte pasur ai në kryerjen e hetimeve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












