Futboll
Ibrahimovic i dhuron 100 mijë euro Italisë
Zlatan Ibrahimovic i ka dhuruar 100 mijë euro për spitalet italiane, në përpjekje për ta luftuar koronavirusin në veri të këtij vendi, i cili është goditur më së keqi nga Covid-19.
Sulmuesi i Milanit, Ibrahimovic, lojtari më i fundit i Serie A që e dhuron një pjesë të pagës së vet për spitalet në luftën e vazhdueshme kundër kësaj sëmundjeje ngjitëse, raporton Gazeta Express.
Mbi 25 mijë persona kanë prekur nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në mbi 2.500.
Sulmuesi suedez e zgjodhi rrjetin social Instagram për të njoftuar se i ka dhuruar 100 mijë euro për spitalet Humanitas në rajonet Lombardi dhe Piedmont, të cilat janë më të prekurat në Itali.
“Së bashku ne mund t’i ndihmojmë spitalet dhe mjekët dhe motrat infermieret, të cilët janë duke punuar palodhshëm çdo ditë për të shpëtuar jetë”, tha Ibrahimovic.
“Italia gjithmonë më ka dhënë shumë mua, prandaj dua të bëj diçka konkrete për ta ndihmuar vendin që e dua. Dhe mbajeni në mend: Nëse virusi nuk shkon te Zlatani, Zlatani shkon te virusi!”, tha me buzëqeshje Ibra.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














