Koronavirusi: çast pas çasti
I vetmi vend në botë pa COVID, OBSH nuk gjen asnjë të infektuar
Turkmenistani është një nga rastet e rralla në botë, ku nuk është raportuar asnjë rast infektimi me koronavirus.
Kuptohet, është edhe Koreja e Veriut, por aty nuk mund të hyjë askush për verifikim. Për të verifikuar rastin e pabesueshëm, OBSH ka dërguar disa ekspertë në Turkmenistan. Dhe, pavarësisht kërkimit të imtësishëm, nuk kanë arritur dot të vërtetojnë nëse koronavirusi ka qenë prezent në këtë vend.
Duhet thënë se gjatë vizitës së tyre, presidenti i vendit, Gurbanguly Berdimuhamedov, organizonte ushtrime fizike në grup, ku merrnin pjesë qindra persona. Më pas, ndërsa ekspertët e OBSH-së bënin verifikimet e tyre, iku me pushime.
Rasti i Turkmenistanit është për t’u çuditur, sepse kufizohet nga vende që janë prekur masivisht nga koronavirusi: 14 mijë të infektuar në Uzbekistan, 34 mijë në Afganistan, 61 mijë në Kazakistan, 226 mijë të infektuar dhe 13 mijë të vdekur në Iran.
Megjithatë, OBSH vazhdon të mendojë se Turkmenistani ka fshehur të vërtetën. Ndërkohë, së fundmi në këtë vend kanë filluar të vënë të gjithë maskë në publik, por për një arsye tjetër.
Të paktën sipas pretendimeve të autoriteteve vendase. Ata thonë se maskat po mbahen nga qytetarët për t’u mbrojtur nga pluhuri.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











