Shkurt.ch
I riu bie nga vetura në tunel, arrestohen dy shqiptarë
Në lidhje me aksidentin policia ka arrestuar dy të rinj, një shtetas kosovar dhe një person me shtetësi të Maqedonisë, të dy 22 vjeçarë
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në tunelin Gubrist (në autostradën Cyrih-Bernë) ka ndodhur një aksident në rrethana ende misterioze. Një person ka rënë nga vetura ndërkohë që shoferi i saj ka vazhduar ngasjen. I riu 23 vjeçar me shtetësi zvicerane që ka rënë ose është hedhur, ka pësuar lëndime serioze por është jashtë rrezikut për jetë, shkruajnë mediet zvicerane.
Në lidhje me aksidentin policia ka arrestuar dy të rinj, një shtetas kosovar dhe një person me shtetësi të Maqedonisë, të dy 22 vjeçarë.
Makina sipas policisë Kantonale të Cyrihut ka qenë duke ecur nga Cyrihu në drejtim të Bernës, kur papritmas është hapur dera e saj e djathtë dhe nga ajo ka rënë personi që ishte ulur pranë shoferit, transmeton albinfro.ch. Një zëdhënës i policië thotë se në tunelin në fjalë lejohet shpejtësia prej 100 kilometrash në orë ndërsa ngasësi i makinës së përmendur pak para rënies së udhëtarit ka bërë një frenim të lehtë.
Policia ka identifikuar viktimën, i cili është një zviceran 23 vjeçar nga kantoni i Bernës. Ai ka pësuar lëndime në kokë, dhe gërvishtje të ndryshme por gjendja e tij është stabile.
Dy të rinjt e arrestuar janë nga kantoni i Bernës dhe i Solothurnit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










