Integrimi
I gjejnë 9 kg kokainë në kamion, 12 vjet burg për shqiptarin
Vlera në treg e drogës që i është gjetur shkon nga 1.2 deri në 1.5 milionë euro. Disa vite më parë atij i ishte gjetur në kamion një sasi prej 457 kilogramësh hashash
I është shqiptuar dënimi me 12 vjet burg shoferit shqiptar të kamionit, për sasinë prej më shumë se 9 kilogramësh kokainë që i është gjetur e fshehur nën karrigen e automjetit. Gjykimi është zhvilluar në Gjykatën e Landit në Traunstein, të hënën, shkruan pnp.de.
Vlera në treg e drogës që i është gjetur shkon nga 1.2 deri në 1.5 milionë euro. I gjykuari ka pranuar se këtë sasi droge e ka marrë në Amsterdam, Holandë, për ta sjellë në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Por, ai ka rënë në një kontroll rutinë të policisë së komunikacionit, më 16 korrik në afërsi të Rosenhemit, në autostradën A8 afër kufirit Gjermani-Austri. Pasi që patrulla policore e kishte udhëzuar ta linte rrugën, shoferi i kamionit, mbase nën ndikimin e frikës, bën aksident dhe përfundon në mbrojtëset metalike të rrugës.
Gjatë kontrollimit, policëve u ra në sy insistimi i shoferit që, duke mbajtur në dorë një çantë deshtë të ikte mbrapa një kabine të tualetit. Por ata nuk e lejuan dhe e kthyen në makinë. Pasi që ai kishte provuar sërish të ikte drejt autostradës, policët përfundimisht e ndaluan, përcjellalbinfo.ch. Me rastin e kontrollimit të makinës, një qen i dresuar për drogë e gjeti “mallin” në çantën e përmendur më lart.
Para trupit gjykues, shqiptari 53 vjeçar fillimisht e ka mohuar veprën por në vazhdim e ka pranuar atë. Dënimi kaq i rëndë i është shqiptuar veç tjerash edhe për faktin se kjo nuk ishte hera e parë që ai po kapej në tregtoi me drogë. Disa vite më parë atij i ishte gjetur në kamion një sasi prej 457 kilogramësh hashash dhe ishte dënuar me 7 vjet burg nga të cilat i kishte mbajtur tre vjet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












