Shkurt.ch
Rregulla të reja për azilin në Zvicër
Rregulla të reja mbi procedurat e azilit kanë hyrë në fuqi në gjithë Zvicrën, duke siguruar vendime më të shpejta dhe këshilla ligjore falas për azilkërkuesit, përcjell albinfo.ch.
Shumica e procedurave të azilit tani duhet të përfundojnë brenda 140 ditëve në qendrat federale të azilkërkuesve. Kjo krahasohet me një mesatare prej 280 ditësh në 2015-ën.
Reforma u miratua nga dy të tretat e votuesve zviceranë në pranverë të vitit 2016.
Që nga 1 marsi, kërkesat për azil kryesisht do të përpunohen në qendrat e reja federale të azilkërkuesve, në vend se sa në kantonet. Rreth 80% e kapaciteteve akomoduese janë gati, tha ministria e drejtësisë në një njoftim për shtyp të enjten, përcjell albinfo.ch.
Kërkuesit e azilit do të shpërndahen vetëm në kantonet nëse kërkohen hetime të mëtejshme. Këto procedura të zgjatura duhet të përfundohen brenda një viti, sipas dispozitave të reja ligjore.
Këshilla ligjore falas për azilkërkuesit është përfshirë në reformat në përpjekje për të siguruar që procedurat janë ende të drejta, pavarësisht se janë më të shpejta, përcjell albinfo.ch.
Azilkërkuesit tani do të kenë të drejtë për mbështetje ligjore falas nga dita e parë. Kjo do të ofrohet nga organizatat joqeveritare të cilat pastaj rimbursohen nga autoritetet federale. Këshilli zviceran për refugjatëtmbështet masat e reja, por disa organizata përfshirë Juristët Demokratikë të Zvicrësdhe Qendra Sociale Protestantethonë se marrëveshjet e reja shkojnë kundër etikës dhe pavarësisë së tyre.
Ministria e drejtësisë thotë se procedurat e reja do të “bëjnë të mundur integrimin e refugjatëve të njohur dhe personave të përkohshëm të pranuar më shpejt, por gjithashtu të kthehen më shpejt personat që nuk janë të varur nga mbrojtja zvicerane”, përcjell albinfo.ch
Ai thotë se një test pilot në Cyrih që nga viti 2014 ka shkurtuar procedurat e azilit me një të tretën. Numri i ankesave ka rënë gjithashtu me një të tretën dhe tre herë më shumë azilkërkues janë kthyer vullnetarisht në vendin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 Kosova në Bienalen e 61-të të Venecias, piktura 17-metërshe “Dhëmbë të fortë” e Brilant Milazimit në... -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













