Lajme
Hyn me makinë në zonën e këmbësorëve, konfirmohen disa viktima
Sipas kryetarit të bashkisë së Trierit, Leibe, të paktën dy njerëz janë vrarë dhe të paktën 15 kanë marrë plagë në këtë incident
Në qytetin jugperëndimor gjerman të Trierit, një makinë është futur sot pasdite me shpejtësi në një zonë për këmbësorë.
Policia ka konfirmuar se për pasojë janë disa të vdekur dhe të plagosur. Një person është arrestuar, shkruan “Triersche Volksfreund”
Prapavija e aktit është ende plotësisht e paqartë.
Sipas kryetarit të bashkisë së Trierit, Leibe, të paktën dy njerëz janë vrarë dhe të paktën 15 kanë marrë plagë në këtë incident, transmeton albinfo.ch. Policia e Trierit gjithashtu ka konfirmuar në llogarinë e saj në Twitter se sipas gjetjeve fillestare, disa njerëz kanë vdekur.
Drejtuesi i makinës, një 51 vjeçar, për të cilin ndërkohë merret vesh se është gjerman nga rrethina, është arrestuar dhe makina e tij është sekuestruar, thotë policia.
Policia u bën thirrje njerëzve në Trier të shmangin zonën në qendër të qytetit. Një kontingjent i madh i policisë dhe punëtorëve të shpëtimit janë në veprim.
.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












