Integrimi
Hulumtim: Cili është ndikimi i pandemisë në bizneset shqiptare në Zvicër
Një grup ekspertësh shqiptarë, në bashkëpunim me platformën albinfo.ch, si dhe në mbështetje të “SBS Swiss Business School”, kanë përgatitur pyetësorin lidhur me ndikimin e koronavirusit në bizneset shqiptare në Zvicër.
Tashmë ka një konsensus të gjerë në mes të shkencëtareve të fushave të ndryshme që shpërthimi i korona-virusit është mbi të gjitha një tragjedi për njerëzimin. Tani, në javën e 15 kur është lansuar ky pyetësor, ka mbi një milion persona në të gjithë botën të cilët janë diagnistifikuar si të infektuar, dhe dhjetëra miliona jetë të tjera të cilat janë ndikuar nga virusi, në një mënyrë ose tjetrën.
Meqë shtrirja e pandemisë nuk njeh kufi, gjini, përkatësi kombëtare, race apo fetare, edhe shqiptarët janë domosdoshmërisht të prekur prej saj. Prandaj, për të kuptuar më mirë impaktin e pandemisë dhe me qëllim përgatitjen e një barometri të ndikimit tek bizneset shqiptare në Zvicër, një grup ekspertësh shqiptarë, në bashkëpunim me platformën online dhe print albinfo.ch, si dhe në mbështetje të plotë nga “SBS Swiss Business School”, kanë bashkuar fuqitë në mënyrë vullnetare dhe kanë përgatitur anketën/pyetësorin në vijim.
Të dhënat e grumbulluara do të përpunohen duke krijuar një pasqyrë të shpërndarë nëpër sektorë. Të dhënat janë anonime dhe me to shpresojmë që të krijojmë një dokument me rekomandime konkrete të bazuara në sektorë, i cili do të behet publik në magazinën speciale Albinfo.ch që do t`u kushtohet pasojave të koronavirusit dhe do të jete në dispozicion të nivelit qendror dhe lokal të qeverisjes.
Grumbullimi i të dhënave do të zgjasë n deri më 20 prill. Me qëllim të monitorimit të trendit gjatë javëve të krizës, anketa/pyetësori do të ridërgohet sërish.
Merrni kohë 5 minuta dhe plotësoni pyetësorin në vijim:
Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi, na shkruani në [email protected]
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










