Shkurt.ch
Homoseksualët mund të dhurojnë gjak, me disa kushte
Kushti që mundëson dhurimin e gjakut nga ana e homoseksualëve është të mos kenë pasur marrëdhënie seksuale në 12 muajt e fundit
Burrat homoseksualë në të ardhmen nuk do të përjashtohen në mënyrë paushalle nga mundësia për të dhuruar gjak. Këtë e kërkon Organizata për dhurimin e gjakut në kuadrin e Kryqit të Kuq të Zvicrës (SRK), shkruan srf.ch.
Për të arritur këtë, ajo planifikon që gjatë ditëve në vijim t`i bëjë një kërkesë përkatëse autoritetit përgjegjës për mbikëqyrje Swissmedic.
Në vendet tjera perëndimore homoseksualët kanë të drejtë të dhurojnë gjak në rast plotësimi të kushteve të caktuara, bën të ditur SRK. Kjo do të bëhet e mundur jo më parë se në vitin 2018 edhe në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ndërsa kushti që mundëson dhurimin e gjakut nga ana e homoseksualëve është të mos kenë pasur marrëdhënie seksuale në 12 muajt e fundit.
Aktualisht personat e kësaj kategorie, nuk kanë të drejtë të dhurojnë gjak nëse që nga viti 1977 e këndej kanë pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale me ndonjë mashkull. Kjo rregull është vendosur nga rreziku për përhapjen e sëmundjeve që vijnë si rezultat i kontakteve të tilla. Ndërsa vetë homoseksualët e konsiderojnë si diskrimnuese këtë rregull.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









