Kuriozitete
Historia e Singaporit, si arriti të zgjidhë çështjen e banimit
Në vitin 2016, rreth 90% e personave ishin pronarë të shtëpive ku jetonin
Banesat e ndërtuara nga shteti shihen në shumë vende të botës si një zonë ku jetesa është e vështirë për shkak të cilësisë së dobët dhe kriminalitetit të lartë. Por në Singapor është krejtësisht e kundërta.
Apartamentet e ndërtuara nga qeveria në Singapor janë të pastra, të sigurta dhe të mirëmbajtura. Në to jetojnë rreth 80% e banorëve.
Singapori është gjithashtu një nga vendet me numrin më të lartë të personave që janë pronarë të banesave në të cilat jetojnë. Në vitin 2016, rreth 90% e personave ishin pronarë të shtëpive ku jetonin, transmeton TCH.
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Singapori ka pasur probleme të rënda me banimin, por arriti ta zgjidhë më mirë se kushdo, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 1959, kur Singapori mori nga Britania të drejtën për t’u vetëqeverisur, qyteti kishte një problem shumë të madh me strehimin, ndërkohë që popullsia po rritej në mënyrë shumë të shpejtë.
Në vitin 1960, kryeministri i parë i Singaporit, Li Kuan Ju, themeloi Bordin për Strehim dhe Zhvillim, (Housing and Development Board, HDB). Kjo ishte një agjenci shtetërore, me misionin për të ndërtuar banesa sociale që t’u jepeshin me qira të ulët banorëve më të varfër të qytetit.
Në atë kohë, shumë emigrantë, sidomos ata nga Malajzia, ishin duke jetuar në baraka jashtë standardeve të higjienës.
Ngaqë midis kinezëve dhe malajzianëve kishte tension etnik që ende vazhdonte të rritej, HDB e pati të vështirë t’i bindte që t’i linin barakat informale e të vendoseshin në apartamentet e reja që kishin ndërtuar.
Më pas erdhi zjarri, ende i pashpjegueshëm, që shpërtheu në Bukit Ho Sui, më 25 maj të vitit 1961. Një zonë prej 400,000 metrash katrorë u dogj dhe u rrafshua. Katër persona vdiqën dhe 16,000 mbetën pa shtëpi.
Qeveria arriti t’i strehojë të gjitha viktimat me sukses, brenda një viti. Në pesë vitet e ardhshme zhvilloi ndërtesa të reja mbi zonën e katastrofës.
Reagimi i shpejtë nga qeveria fitoi miratimin e njerëzve dhe hodhi themelet për sistemin e strehimit që do të ndiqej në vitet e ardhshme.
Në lajmet e atëhershme britanike, Singapori konsiderohej si një nga vendet e pakta në të gjithë botën, ku një agjenci shtetërore kishte arritur ta realizonte me sukses projektin e premtuar për strehim, brenda pesë viteve.
Në vitin 1965, HDB kishte arritur të ndërtonte 51,000 apartamente, duke strehuar rreth 400,000 banorë, që në atë kohë ishin një e katërta e popullsisë. Në këtë mënyrë zgjidhën problemin e strehimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













