Lajme
Kalkulatori për llogaritjen e qirasë
Shoqata e Qiramarrësve të Cyrihut ka arritur të krijojë një llogaritës online për të mësuar se si të evitohet pagesa më shumë se që duhet e qirasë. Kalkulatori është falas dhe e llogaritë saktë nëse rritja e qirasë përputhet me normat.
Kjo vjen për shkak se përgjatë verës pritet të rritet përsëri interesi i referencës për qiratë e apartamenteve.
Llogaritësit duhet t’i jepni pesë informacione që qiramarrësit i kanë në kontrata, datën dhe qiranë neto kur është nënshkruar kontrata ose kur është bërë rritja e fundit e qirasë, data dhe qiraja aktuale dhe po ashtu kostot shtesë.
20minuten thotë që pas nënshkrimit të kontratës rezulton që nuk është llogaritur saktë qiraja mund ta kundërshtoni atë brenda 30 ditësh nga njoftimi zyrtar.
20minuten shkruan se rritja do të prekë sidomos ata që janë zhvendosur gjatë vitit 2020. Kjo pasi norma e interesit ishte 1.25 për qind që nga viti 2020 dhe para këtij vitit ishte më e lartë.
Interesi pritet gjatë verës të rritet deri në 1.5%, e kjo në qershor, sipas përllogaritjeve të mediumit Moneyland, gjysma e qiramarrësve në Zvicër do preken nga kjo rritje.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork Festivali dyditor mbahet më 16 dhe 17 maj me 23 artistë shqiptarë... -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














