Maqedonia
Historia e Afrim Gashit, kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë Veriore
Më 9 mars 2019, pas ndarjes së Lëvizjes Besa, Gashi themeloi partinë “Alternativa” dhe u zgjodh kryetar i saj
Afrim Gashi është kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Koalicioni VLEN, e cila pritet ta formojë Qeverinë e re në koalicion me OBRM-PDUKM.
Gashi në seancën e sotme konstituive të Kuvendit u votua për kryetar me 76 vota “për” dhe 6 “kundër”. Gashi për herë të tretë në këtë përbërje parlamentare është zgjedhur deputet, ndërsa deri dje ka qenë edhe kryetar i Alternativës, transmeton albinfo.ch.
Biografia e Afrim Gashit
Afrim Gashi është i lindur më 9 nëntor të vitit 1977 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, duke bërë betejë për hapjen e paraleles së mjekësisë edhe në Shkup.
Gjatë shkollës së mesme është marrë edhe me muzikë, ndërsa bashkë me grupin e tij kanë marrë pjesë edhe nëpër festivale të ndryshme.
Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës e mbaroi në vitin 2007, ndërsa studimet pasuniversitare në Institutin e Studimeve Juridike, Sociologjike dhe Politike në Shkup – në drejtimin e shkencave politike, i përfundoi më 2021.
Një kohë ka punuar në SHB “Logos-A” – Shkup, ndërsa në opinionin është i njohur edhe si publicist, duke qenë aktiv me shkrime publicistike në media të ndryshme shtypit dhe ato elektronike në gjuhën shqipe dhe maqedonase.
Në vitin 2011 e ka themeluar revistën mbarëkombëtare “Shenja” dhe deri në vitin 2014 ka qenë kryeredaktor i saj.
Nga viti 2014 është aktiv edhe në politikë, duke e themeluar Lëvizjen Besa. Ai është nismëtar, projektues dhe ideator i saj, ndërsa një kohë e ka ushtruar edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të saj.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitin 2016 është zgjedhur deputet, duke kandiduar në njësinë zgjedhore nr. 2.
Më 9 mars 2019, pas ndarjes së Lëvizjes Besa, Gashi themeloi partinë “Alternativa” dhe u zgjodh kryetar i saj.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 ai sërish u zgjodh deputet. Ai është i martuar dhe prind i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










