Shkurt.ch
Hidhet poshtë iniciativa kundër “migrimit masiv”
Me përjashtim të vetë SVP-së asnjë grupacion tjetër partiak nuk e ka mbështetur iniciativën popullore me titullin “Ndal migrimit masiv”
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë të enjten në mënyrë bindëse iniciativën e SVP-UDC-së për migracionin. 128 deputetë kanë votuar kundër, vetëm 49 e kanë përkrahur këtë iniciativë ndërsa dy veta kanë qenë të përmbajtur.
Këtij votimi i ka paraprirë një debat i gjallë që ka zgjatur më shumë se shtatë orë dhe në të cilin kanë marrë pjesë mbi gjashtëdhjetë deputetë.
Me përjashtim të vetë SVP-së asnjë grupacion tjetër partiak nuk e ka mbështetur iniciativën popullore me titullin “Ndal migrimit masiv”.
Kjo iniciativë kërkon që Zvicra të kufizojë në kontingjente të caktuara vjetore numrin e lejeve të punës për të huajt. Po ashtu sipas iniciativës, shtetasit zvicerane duhet të trajtohen me përparësi në tregun e këtushëm të punës.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












