Sport
Heynckes: Shaqiri e ka klasin për Bajern!
Jupp Heynckes: Shaqiri e ka "stofin”, klasin për të zënë vend në Bayern, ku mund të bëhet shumë i madh”
Tetë ditë para ndeshjes në mes dy klubeve të Shaqirit, FC Bayern – FC Basel, që mbahet më 22 shkurt, skuadra bavareze ka bërë një pritje për mediet zvicerane.
Shaqiri nuk duhet të brengoset për vendin që do t`i rezervohet në klubin e tij të ardhshëm, në FC Bayern. Kështu së paku shprehen në skuadrën bavareze, që nga trajneri deri te bashkëlojtarët.
Ai është talent i jashtëzakonshëm. Unë e shoh atë si mesfushor ose në anën e djathtë, thotë kryetrajneri i Bayernit Jupp Heynckes. Dhe vazhdon i ekzaltuar: “ Mënyra se si e merr ai topin, teknika e tij… Ai “i ka sendet”, e ka klasin për të zënë vend në Bayern, ku mund të bëhet shumë i madh”.
Gazeta blick që ka pasqyruar pritjen në klubin e Bayernit, ka dërguar atje edhe një portret të madh prekj kartoni të Xherdan Shaqirit, duke e vendosur në stadiumin ku FC Bayern bënte stërvitjet.
Sipas gazetës, të gjithë lojtarët e njihnin dhe e vlerësonin shumë lartë bashkëlojtarin e tyre të ri. Ndërsa disa pensionistë që ishin duke shikuar stërvitjet nuk kishin idenë se kush është ky Shaqiri. “Shaqiri, ai braziliani që luan në Zvicër?”, pyeti njëri prej tyre. Ndërsa tjetri e “korrigjon”: “Jo, është fjala për një lojtar zviceran me prejardhje çeke”.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










