Integrimi
Heidi Lushtaku, finaliste në “Dancing with the Stars”
24-vjeçarja me origjinë nga Kosova është shprehur krenare që ka arrritur deri në finale të kësaj gare vallëzimi në Shqipëri
Modelistja shqiptare nga Zvicra, imazhi i së cilës përfaqësohet sot suksesshëm në botën ndërkombëtare të modës ka tre muaj që po sfidon konkurrentë tjerë VIP në “Dancing with the Stars”, që është një patentë nga BBC Worldwide dhe në Shqipëri.
24-vjeçarja me origjinë nga Kosova është shprehur krenare që ka arrritur deri në finale të kësaj gare vallëzimi në Shqipëri.
“Tani 3 muaj që unë jam pjesë e spektaklit „Dancing with the Stars“. Jam shumë krenar që arrita në finale“, shprehet Heidi Lushtaku.
Për ndryshe, Heidi Lushtaku, ka shkëlqyer në botën e bukurisë. Ajo e ka nisur karrierën e modelimit prej moshës 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”. Heidi, një prej 5 vajzave me origjinë shqiptare që konkurruan në këtë kompeticion bukurie, ishte pretendentja kryesore për kurorën e më të bukurës së Zvicrës.
Heidi ka nisur tashmë suksesshëm karrierën e saj si modeliste dhe kulmin e ka arritur në kontinentin aziatik, ku prej afro dy muajsh ia doli të sfidojë tajlandezet me bukurinë e saj ekzotike. Kjo eksperiencë në Bangkok të Tajlandës i hapi 23-vjeçares dyert e modës ndërkombëtarisht, e tashmë vajza me origjinë shqiptare ka firmosur disa kontrata të rëndësishme.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












