Kosova
Haradinaj thotë se viti 2019 do të jetë viti i vendeve të punës
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për festën e Vitit të Ri.
Me anë të një video që e ka postuar në Facebook, Haradibaj ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik.
Kryeministri Haradinaj së bashku me gruan e tij Anitën, kanë vizituar një çerdhe ku u shpërndajnë fëmijëve dhurata dhe u treguan përralla.
“Të dashur qytetarë të Kosovës kemi thënë gjithnjë që sfidat vetëm na forcojnë, e kemi gjetur vendin pa energji, pa prodhim, me rrezik me na u rrit çmimi edhe mos me pasë energji. Sot konsumojmë energji të Kosovës, edhe sot jemi të sfiduar me energji, por jemi këtu dhe jemi të fortë”, tha Haradinaj.
Haradinaj nuk la pa përnendur edhe sukseset e vitit 2018.
“E kemi gjetur vendin pa përmbyllje të infrastrukturës së sigurisë, pa ushtrinë e vet, ka edhe diçka sot: ne në tavolinat tona kemi shumë më shumë prodhime vendore. 2019-ta ka me qenë vit i ekonomisë, vit i vendeve të punës. Urime ky vit që po vjen ! Qoftë vit i sukseseve tjera për ne në Kosovë ! Urime e me fat!”, tha tutje ai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











