Lajme
BAG raporton gabimisht afër 20.000 raste më pak gjatë festës
Pasi për shkak të Vitit të Ri, të premten nuk ishin raportuar raste të reja, zyra nuk ka raportuar rreth 19,000 raste si vlerë ditore
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 38,437 raste të reja me korona të cilat janë regjistruar që nga e premtja, pra brenda tre ditëve, shkruan srf.ch.
Por meqenëse, si përjashtim, për shkak të Vitit të Ri, të premten nuk ishin raportuar raste të reja, zyra nuk ka raportuar rreth 19,000 raste si vlerë ditore.
Kështu, në fakt 57,387 raste të reja janë regjistruar që nga e enjtja, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu edhe sa u përket pranimeve në spitale dhe numrit të vdekjeve, komunikimit të BAG i mungonin numrat e rinj nga e premtja.
Sipas llogaritjeve të SRF-Data, që nga e enjtja janë raportuar 57 raste të reja të vdekjes dhe 278 shtrime në spital.
Në grafikun koronës në panelin e SRF dhe në mesataren 7-ditore të rasteve të reja dhe mesataren 14-ditore të shtrimeve në spital, numrat nga e premtja ishin dhe janë gjithmonë të llogaritura dhe të treguara saktë.
Siç raportohet, mesatarja 7-ditore është 14,933 raste, që është 60 për qind më shumë se në javën e kaluar, ndërsa mesatarja 14-ditore e shtrimeve në spital është 82 në ditë.
BAG fillimisht fshiu tweet-in me numrat që nga e premtja, por nuk iu përgjigj pyetjeve. BAG më pas korrigjoi shifrat në orën 17:00.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?