Kosova
Haradinaj: “Kosovës i kthyem sovranitetin që e kishin dorëzuar në dialog”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kur e ka marrë postin e kryeministrit, Kosova nuk kishte sovranitet, pasi e kishte dorëzuar në tavolinën e bisedimeve me Serbinë pa asnjë kusht, duke mos përfituar asgjë nga BE-ja.
Haradinaj këtë deklaratë e bëri në takimin e sotëm të organizuar nga Dega e AAK-së në Prishtinë.
Ai aty ka folur për dialogun me Serbinë, taksën dhe liberalizimin e vizave. Haradinaj ka thënë se qeverisja e tij e ka kthyer sovranitetin e Kosovës, që sipas tij, ishte dorëzuar në tavolinën e dialogut me Serbinë.
“Ne e kemi dorëzuar sovranitetin vetëm në dialog, vetëm në tavolinën e zonjës Mogherini, pra pa marrë asgjë, pa u bërë anëtar i BE-së, pa na trajtuar, pa na dhënë privilegjet që na takojnë. Atë sovranitet që e kemi arrit më 17 shkurt 2008, atë sovranitet i cili ka mbërritur me shumë dhimbje, me shumë mund, me shumë vuajtje, me shumë sakrifica… Disa filluan të bëjnë humor, thoshin se është ai i ‘sporteve të rënda’. Po, jam i sporteve të rënda, se më në fund kemi ushtri si e gjithë bota”, tha ai, raporton Kosovapress, përcjell Albinfo.ch.
Haradinaj po ashtu tregoi se kanë filluar të punojnë për hapje të vendeve të punës dhe se tani qytetarët e Kosovës nuk shkojnë në Gjermani si azilantë, por me viza të rregullta të punës.
Në aktivitetin e organizuar nga dega e AKK-së në Prishtinë, në këtë parti janë anëtarësuar 823 persona.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












