Kosova

Haradinaj sërish kërkon ulje të çmimit të karburanteve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, të kryesuar nga Fadil Berjani, kryetar i shoqatës. ku sërish ka kërkuar që të ulen çmimet e karburanteve në Kosovë. Haradinaj u bërë thirrje naftëtarëve të kenë kujdes karshi qytetarëve.

“Duke respektuar gjithmonë ekonominë e lirë të tregut, sot ju bëjë thirrje që të tregoni kujdes karshi çmimit në treg, duke respektuar edhe qytetarët”, citohet të ketë thënë Haradinaj, duke shtuar se Qeveria do të angazhohet që të krijojë një infrastrukturë të mirë ligjore dhe administrative, të cilat më pastaj do të ndikojnë edhe në uljen e çmimeve në tregun e naftës dhe derivateve të saj, shkruan albinfo.ch

Përfaqësuesit e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, e njoftuan Kryeministrin Haradinaj për sfidat që ka kjo shoqatë, por edhe për çmimin e derivateve, duke numëruar edhe pengesat administrative dhe ligjore me të cilat përballet ky treg.