Kosova
Nasim Haradinaj sulmon ambasadorin: “Edhe në Zvicër ka veteranë të rrejshëm”
Ai i thotë ambasadorit se veteranë të rrejshëm ka edhe në Zvicër, për çka i ka bërë thirrje të reflektojë në zbardhjen e këtyre rasteve
Deklarata e ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet: “Ju paguani veteranë të rrejshëm, ne investojmë në projektet tuaja”, ka bërë bujë në Kosovë.
Ambasadori ka kritikuar lidershipin kosovar, duke thënë se po paguajnë veteranë të rrejshëm, ndërsa po i lënë ndërkombëtarët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët.
Për këtë deklaratë, Gazeta Express ka marrë një reagim nga përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai i thotë ambasadorit se veteranë të rrejshëm ka edhe në Zvicër, për çka i ka bërë thirrje të reflektojë në zbardhjen e këtyre rasteve.
Gjithçka ka nisur në Skëndëraj, kur ambasadori Lebet foli para të pranishmëve në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra. Si kurrë më parë njeriu kryesor i Zvicrës në Kosovë tha se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, kur Kosova ka para, por që sipas tij po keqpërdoren. Duke përmendur konkretisht veteranët e rrejshëm.
“Na mas pari nuk dojm mu marrë më atë ambasador…e ka shfrytëzu rastin. Ka veteranë mashtrues, jo të rrejshëm, në Kosovë…Ai ka edhe veteranët e vetë në Zvicër, pjesë e veteranëve të rrejshëm është vetë Ambasadori dhe vetë Zvicra”, tha Haradinaj.
I ka bërë thirrje që Zvicra t’u dalë në ndihmë për identifikimin e këtyre veteranëve.
“E ka pranu në fund të fundit vetë ambasadori, presim që të ndërmarrë diçka mi zbulu vetëranët e rrejshëm…që janë shqiptarë e kanë nënshtetësi zvicërane”, tha Haradinaj për Express.
“Urojmë që përveç fjalëve të ketë edhe vepra ambasadori”, përfundoi Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, kësaj deklarate të ambasadorit i ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se në vendin ku po përurohet ujësjellësi, ka shumë luftëtarë të vërtetë të cilët kanë qenë në UÇK.
“Këtu ku sot do të bëhet përurimi i këtij investimi i cili është shumë i madh, i nderuari ambasador, ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë vetëm luftëtarë të vërtetë të UÇK-së. Ka shumë heronj kjo zonë, por ka edhe njerëz të cilët japin kontribut edhe sot paqes. Ky vend ka ditur t’i japë luftëtarë, por edhe politikanë shumë të mëdhenj, sot e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht nga ky regjion”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











