Kosova
Haradinaj në SHBA: Dialog pa kushte dhe me kornizë të qartë
Haradinaj ka thënë se ka shprehur gatishmërinë para Palmerit që të arrihet një marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues
Kryeministri në detyrë gjendet në SHBA në ditën e parë të fushatës dhjetëditore që ka nisur në Kosovë. Pak më parë, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka takuar një zyrtar të lartë amerikan.
Ai ka publikuar një fotografi me zëvendësndihmëssekretarin Metthew Palmeri, i cili është i dërguar i posaçëm për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Si duket Haradinaj ka marrë mbështetjte nga Palmer për dialog pa kushte me Serbinë dhe me kornizë të qartë për formatin e temat që do të bisedohen.
“Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me SHBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike. Caktimi i zëvendësndihmëssekretarit Matthew Palmer si i dërguari i posaçëm për këtë temë nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga SHBA-ja”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka thënë se ka shprehur gatishmërinë para Palmerit që të arrihet një marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues.
“Në takim me Palmer, në New York, theksova edhe një herë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










