Kosova
Haradinaj: Ndarja e Kosovës sjell tragjedi të reja në Ballkan
Kryeministri Ramush Haradinaj ka përjashtuar opsionin e ndarjes së Kosovës, duke thënë se prekja në kufij do të thotë konflikte dhe tragjedi të reja në Ballkan
Pas një ideja që është dhënë nga zyrtarët në Beograd se pajtimi me shqiptarët mund të ndodhë pas ndarjes së Kosovës, është deklaruar sonte kryeministri Ramush Haradinaj. Ai ka përjashtuar opsionin e ndarjes së Kosovës, duke thënë se prekja në kufij do të thotë konflikte dhe tragjedi të reja në Ballkan.
Haradinaj duke folur për “Zërin e Amerikës” opsionin për ndarjen e Kosovës e ka quajtur strategji të Beogradit për të nxjerrë ndonjë gjë tjetër.
“Është një blof i Beogradit të cilin ata e lëshojnë për të nxjerrë diçka tjetër. Nuk besoj që kjo është serioze dhe nuk i merr kush seriozisht. Në Ballkan kufijtë janë vendosur si rezultat i luftërave dhe prekja në kufij mund të sjellë luftëra e tragjedi të reja. Është një presion i parë për të nxjerrë diçka tjetër, çka e vetmja gjë është falja por jo harrimi”, ka thënë Haradinaj.
“Kosova është e gatshme që të kalojë në etapë tjetër duke u njohur reciprokisht”, deklaroi kryeministri kosovar i cili po qëndron në SHBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit që organizohet nga presidenti amerikan Donald Trump.
Ndryshe, Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se shteti i tij duhet ta arrijë një marrëveshje për ndarjen e Kosovës. Në këtë mënyrë sipas tij do t’u jepeshin fund mosmarrëveshjeve të cilat do ta pengonin Beogradin zyrtar në rrugën për në Bashkimin Evropian, shkruan Reuters.
Duke folur në një tryezë të rrumbullakët, Vulin nuk ka specifikuar se për cilën pjesë të Kosovës ka folur, por që besohet të jetë veriu, sepse edhe në të kaluarën ka qenë si shënjestër e shtetit serb. “Përcaktimi i përhershëm dhe i vulosur në mes të serbëve dhe shqiptarëve duhet të vihet në Kosovë”, ka deklaruar Vulin dy ditë më parë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










