Kosova
Haradinaj, më 1 korrik në Francë, për liberalizimin e vizave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të takohet me ministrin e Brendshëm të Francës, Christophe Castaner, për liberalizimin e vizave, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, teksa ka njoftuar se takimi do të mbahet më 1 korrik 2019.
Lidhur me këtë vizitë, Haradinaj sot është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
“Me qëllim të kordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francezë. Në këtë vizitë do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë institucionalë dhe politikë të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës europiane të vendit”, ka shkruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











